Genta Ismajli rikthehet në vëmendje me një pamje ndryshe, fansat vërejnë menjëherë ndryshimin (Foto)

Edhe pse prej një kohe nuk ka qenë shumë aktive me projekte të reja muzikore, Genta Ismajli vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut përmes paraqitjeve të saj në rrjetet sociale, shkruan Raporto24.

Së fundmi, këngëtarja publikoi një video në Instagram, ku u shfaq me një pamje të freskët dhe plot energji. Ndjekësit nuk vonuan të komentojnë ndryshimin në stilin e saj, një detaj që mori menjëherë vëmendjen.

Kohët e fundit, Genta ka shtuar prezencën e saj në rrjetet sociale, duke ndarë më shpesh momente nga përditshmëria me fansat.

Screenshot

Ndërkohë, artistja duket se po i kushton një pjesë të madhe të kohës jetës familjare. Që pas lindjes së binjakëve, fokusi i saj është zhvendosur më shumë te familja, ndërsa aktiviteti në skenën muzikore ka qenë më i kufizuar.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU