Pas ribashkimit me Mateon, Brikena bën deklaratën që ndezi rrjetin

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” u shfaq me një paraqitje verore, duke pozuar me një veshje të shkurtër që vuri në pah format e saj trupore, shkruan Raporto24.

Përveç fotografive, vëmendje mori edhe mbishkrimi që ajo zgjodhi t’i shoqërojë.

“Sot zemra ime është plot!!! Mirënjohëse gjithmonë”, shkroi Brikena, një mesazh që u interpretua nga ndjekësit si reflektim i periudhës së lumtur që po kalon.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Brikena dhe Mateo vendosën t’i japin një tjetër mundësi marrëdhënies së tyre, duke u ribashkuar pas disa javësh larg njëri-tjetrit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU