Edhe pse prej një kohe nuk ka qenë shumë aktive me projekte të reja muzikore, Genta Ismajli vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut përmes paraqitjeve të saj në rrjetet sociale, shkruan Raporto24.
Së fundmi, këngëtarja publikoi një video në Instagram, ku u shfaq me një pamje të freskët dhe plot energji. Ndjekësit nuk vonuan të komentojnë ndryshimin në stilin e saj, një detaj që mori menjëherë vëmendjen.
Kohët e fundit, Genta ka shtuar prezencën e saj në rrjetet sociale, duke ndarë më shpesh momente nga përditshmëria me fansat.

Ndërkohë, artistja duket se po i kushton një pjesë të madhe të kohës jetës familjare. Që pas lindjes së binjakëve, fokusi i saj është zhvendosur më shumë te familja, ndërsa aktiviteti në skenën muzikore ka qenë më i kufizuar.


