Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se më 16 shtator, ditën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve, sipas tij, është dita kur “presim çlirimtarët të kthehen në shtëpi”.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se të mërkurën e 16 shtatorit është dita “kur Kosova shpreson ta heqë, më në fund, hijen e rëndë që e ka shoqëruar për vite dhe të marrë frymë lirshëm, 27 vjet pas çlirimit”.
“Edhe pse me një vonesë të gjatë e të pajustifikueshme, tashmë numërimi mbrapsht ka filluar. Ju presim krahëhapur në Kosovë, çlirimtarë!”, ka shkruar ai


