Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas mbylljes së kompanisë Vita, duke e cilësuar këtë zhvillim si pasojë të mënyrës së qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti dhe kabinetit të tij.
Përmes një postimi në Facebook, Musliu-Shoshi ka deklaruar se dëmi ndaj ekonomisë vendore “nuk është rastësi”, por, sipas saj, është rezultat i politikave qeverisëse.
Ajo ka vlerësuar se mbyllja e Vita-s përbën goditje për fermerët, punëtorët dhe prodhimin vendor, duke shtuar se institucionet që, sipas saj, duhej ta mbronin ekonominë e Kosovës, sot mbajnë përgjegjësi për humbjen e vendeve të punës dhe pasigurinë e mijëra familjeve.
“Në momentin kur pushteti godet prodhuesin vendor, çmimin e paguan çdo qytetar i Kosovës”, ka shkruar deputetja e PDK-së në reagimin e saj në rrjetet sociale./Raporto24/


