Krerët e futbollit ia kërkojnë dorëheqjen trajnerit Nagelsman, ai “po mendohet”

Krerët e Federatës së Futbollit në Gjermani I kanë sugjeruar teknikut Julian Nagelsmann, të largohet nga posti, njoftoi të enjten gazeta Bild.

Sipas raportimit, kjo ndodhi në fund të një takimi treorësh me drejtuesit më të lartë të këtij institucioni.

38-vjeçari ka kërkuar kohë për të menduar nëse do të japë dorëheqje për të ruajtur dinjitetin.

Sipas gazetës tjetër, Frankfurter Rundschau, largimi i Nagelsmannit është praktikisht i vendosur dhe pritet të zyrtarizohet deri në fundjavë, pas eliminimit të hershëm të Gjermanisë nga Kupa e Botës në fazën e 1/16-ës së finales, ku u mposht nga Paraguai.

Federata Gjermane e Futbollit nuk ka bërë ndonjë koment për takimin e sotëm.

Sipas burimeve të agjencisë dpa, presidenti i Deferatës së Futbollit (DFB), Bernd Neuendorf, i ka informuar të mërkurën drejtuesit e lartë dhe zyrtarët e federatës për situatën përmes një e-maili të brendshëm.

Ai ka bërë të ditur se do të ketë përditësime të mëtejshme, ndërsa ka sqaruar se Bordi Mbikëqyrës i DFB-së do të vendosë për çdo ndërprerje eventuale të kontratës së Nagelsmannit, që vlen deri më 2028, si dhe për emërimin e pasuesit të tij.

Bild raportoi se në takimin me Nagelsmannin morën pjesë presidenti i DFB-së, Bernd Neuendorf, drejtori sportiv Rudi Völler, shefi i ligës Hans-Joachim Watzke dhe drejtori ekzekutiv i DFB-së, Andreas Rettig.

Nagelsmann kishte përjashtuar mundësinë e dorëheqjes menjëherë pas eliminimit me penallti, pas barazimit 1:1 ndaj Paraguait.

Ndërkohë, tifozët dhe analistët kanë përmendur ish-trajnerin e Borussia Dortmundit dhe Liverpoolit, Jürgen Klopp, si një nga kandidatët e mundshëm për ta pasuar.

Klopp kishte deklaruar se kishte nevojë për një pushim nga trajneri kur u largua nga Liverpooli dy vjet më parë, ndërsa aktualisht mban postin e Drejtorit Global të Futbollit në kompaninë Red Bull.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU