Tre persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë që ndodhën sot në qendër të Podujevës.
Sipas burimeve të Sinjalit, të plagosurit janë Fidaim Zejullahu, rreth 36 vjeç, me shtetësi gjermane, Agim Xhemaji dhe Argjend Islami, rreth 25 vjeç, i cili, sipas informacioneve fillestare, ishte kalimtar i rastit në momentin kur u hap zjarri.
Po sipas të njëjtave burime, deri në këtë fazë të hetimeve, njësitë policore kanë identifikuar dhe sekuestruar 23 prova materiale në vendin e ngjarjes, përfshirë armë, gëzhoja dhe dëshmi të tjera që pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rastit.
Tre autoambulanca kanë transportuar të plagosurit drejt QKUK-së nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.
Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë.
Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente.


