​Sulm me thikë pas përplasjes në trafik në Drenas, një person në arrati

Dje në rrugën “Ilaz Kodra” në Drenas, është raportuar një incident i dhunshëm pas një mosmarrëveshjeje në trafik.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën. Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e vendndodhjes së tij.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet kompetente hetimore.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU