Policia në Ferizaj gjobit me gati një mijë euro tre shoferë për kundërvajtje të rënda në trafik

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndëshkuar tre shoferë për kundërvajtje të rënda në trafik në kuadër të planit operacional për rritjen e sigurisë në komunikacion. Një 28-vjeçar u gjobit me 500 euro dhe iu ndalua drejtimi për 6 muaj pasi u kap duke vozitur 161 km/h në zonë me kufizim 50 km/h.

Një 23-vjeçari iu hoq patentë-shoferi për 12 muaj pasi grumbulloi 10 pikë negative nga kundërvajtjet e rënda, ndërsa një tjetër 23-vjeçar u gjobit me 200 euro dhe iu ndalua drejtimi për 3 muaj për tejkalim në vijë të plotë dhe në vendkalim për këmbësorë.

Rasti i tretë u raportua nga një qytetar përmes platformës digjitale “Lajmëro Policinë”, ndërsa Policia njoftoi se do të vazhdojë kontrollet dhe aktivitetet e shtuara për sigurinë në trafik.

Komunikata e Policisë së Ferizajt:

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU