Messi dhe Mbappe kokë më kokë në garën për “Këpucën e Artë” të Botërorit 2026

Gara për “Këpucën e Artë” në Botërorin 2026 po bëhet gjithnjë e më interesante, me dy superyllët Lionel Messi dhe Kylian Mbappe që ndajnë vendin e parë në renditjen e golashënuesve të turneut.

Të dy kanë realizuar nga shtatë gola, ndërsa sipas rregullave aktuale të FIFA-s, Mbappe ka avantazhin në garë falë numrit më të madh të asistimeve, që shërbejnë si kriter ndarës kur lojtarët kanë të njëjtin numër golash.

Në renditjen historike të golashënuesve të Botërorit, Messi kryeson me 20 gola, ndërsa Mbappe e ndjek me 19, duke e bërë rivalitetin mes tyre edhe më spektakolar,shkruan Raporto24/

Pas dy liderëve renditen:

Erling Haaland – 5 gola Harry Kane – 5 gola Vinicius Junior – 4 gola Ousmane Dembele – 4 gola Ismaila Sarr – 4 gola Mikel Oyarzabal – 4 gola.

Kujtojmë se fituesi i fundit i “Këpucës së Artë” në Kupën e Botës ishte Kylian Mbappe, i cili e fitoi këtë çmim në edicionin e vitit 2022, pasi realizoi tetë gola. /Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU