Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar pas diskutimeve publike rreth vendimit të Komitetit të Pavarur Disiplinor për pezullimin e Folarin Balogun, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së organeve gjyqësore në futboll.
Infantino nënvizoi se strukturat disiplinore të FIFA-s veprojnë në mënyrë tërësisht të pavarur dhe marrin vendime bazuar në rregulloret ekzistuese dhe faktet e secilit rast.
Shumë emra të njohur të futbollit, po ashtu edhe Kombëtarja e Belgjikës, e kundërshtuan faktin, se Balogun, iu largua kartoni i kuq.
Organet gjyqësore të FIFA-s janë të pavarura. Ato zbatojnë Kodin Disiplinor dhe vendosin bazuar në rregulla dhe fakte. Pavarësia e tyre është thelbësore për integritetin e futbollit dhe duhet respektuar gjithmonë”, deklaroi ai.
Ai gjithashtu foli për kontaktet e tij me liderë botërorë, duke konfirmuar se ka diskutuar çështje të Kupës së Botës edhe me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, por duke sqaruar se vendimet mbeten në duart e organeve përkatëse të FIFA-s.
Është një proces ligjor që trajtohet nga organet e pavarura dhe vendimi merret prej tyre. Kështu funksionon sistemi i FIFA-s dhe unë do ta respektoj gjithmonë këtë parim”, shtoi Infantino.
Presidenti i FIFA-s pranoi se jo gjithmonë pajtohet me vendimet e komisioneve disiplinore, por theksoi se respekti për to është i panegociueshëm.
https://x.com/fifamedia/status/2074160315562885122?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2074160315562885122%7Ctwgr%5Ec93c8483ac220f5a42f2d81a8cf4e7b9811daaaa%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fvendimet-e-fifa-s-duhen-respektuar-infantino-flet-per-largimin-e-pezullimit-te-balogun%2F
Disa vendime më befasojnë, me disa pajtohem dhe me disa jo. Por gjithmonë i respektoj. Nëse na pëlqejnë apo jo, është e parëndësishme. Respekti për institucionet dhe sundimi i ligjit mbrojnë integritetin e garave tona”, përfundoi ai


