​Vdes kosovarja 106-vjeçe, familjarët thonë se i kishte 112

Ka vdekur në Prishtinë, një grua që mund të ketë qenë më e moshuara në Kosovë.

Bëhet fjalë për Xhezide Hajdinin me prejardhje nga Gllogovica e Gollakut, e cila zyrtarisht kishte 106 vjet, por që sipas familjarëve, ajo ishte regjistruar me 6 vjet vonesë.

Është mbesa e saj, Gane Hajdini ajo që e ka dhënë lajmin, ndërsa një familjar, Asllan Dibrani pohon se stërgjyshja e cila vdiq e u varros të enjten e javës së kaluar, sipas kujtesës familjare, rrëfimeve të të moshuarve dhe dëshmive të brezave, ishte rreth 112-vjeçare.

Edhe pse vdiq në Prishtinë ku jetoi vitet e fundit të jetës, ajo e la amanet që të varroset në fshatin Gllogovicë, dëshirë kjo e cila iu plotësua.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU