E ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka bërë sërish thirrje që Kosova të bëhet pjesë e projektit të gazit amerikan, duke theksuar rëndësinë e diversifikimit të furnizimit me energji.
Në një organizim të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë për 4 Korrikun, Prattipati ka folur për rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa ka kërkuar që vendi të shqyrtojë mundësinë e përfshirjes në projektin e gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga SHBA-ja.
Sipas një njoftimi të publikuar nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, Prattipati ka vlerësuar se përfshirja e Kosovës në këtë projekt do të kontribuonte në sigurimin e investimeve të ardhshme amerikane në vend.
E ngarkuara me Punë e SHBA-së, Anu Prattipati, mori pjesë në pritjen për ndarjen e çmimit ‘Partneriteti SHBA-Kosovë’, ku u vlerësuan anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë për kontributin e tyre në forcimin e marrëdhënieve tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Në fjalën e saj, ajo përshëndeti vendimin e Kosovës për të hequr tarifat doganore ndaj mallrave amerikane dhe bëri thirrje që Kosova të diversifikojë furnizimin e saj me energji përmes gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga SHBA-ja, me qëllim të sigurimit të investimeve të ardhshme amerikane në vend”, u tha në njoftim.


