G-Bani sërish kunjë Gjestit: ‘Edi Rama nuk di çka flet, si me dëgju Gjestin’

Reperi dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, G-Bani, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas vendimit për ndarjen e katër milionë eurove nga buxheti i shtetit për koncertin e Kanye West në Tiranë, transmeton Raporto24.

Përmes disa postimeve në Instagram, ai ka kritikuar kryeministrin Edi Rama, duke ngritur pikëpyetje mbi përdorimin e parave publike për një artist ndërkombëtar. Sipas reperit, ky vendim është marrë më shumë për të shmangur një situatë të pakëndshme me të huajt që kanë siguruar biletat, sesa për interesin e qytetarëve.

G-Bani ka theksuar gjithashtu se artistët shqiptarë që kanë kontribuar në zhvillimin e hip-hopit ndër vite nuk kanë marrë një mbështetje të tillë, duke përmendur emra si West Side Family, Stine dhe 2Die4.

Por, krahas kritikave ndaj qeverisë, vëmendjen e ndjekësve e ka marrë edhe një tjetër pjesë e reagimit të tij. G-Bani ka rikthyer sërish në qendër ish-bashkëbanorin e tij nga spektakli, Gjesti, duke e përdorur si shembull në një krahasim ironik.

Në një nga postimet e tij, reperi ka shkruar se mënyra e komunikimit të kryeministrit nuk është e qartë, duke e krahasuar atë me të dëgjuarit e Gjestit. Shprehja “Nuk din ça flet, osh si me nigju Gjestin” ka bërë që ky detaj të marrë vëmendje të madhe online.

Edhe pas përfundimit të rrugëtimit në shtëpinë më të famshme, duket se përplasjet dhe thumbimet mes ish-banorëve të Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të jenë pjesë e diskutimeve publike.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU