Pjesëmarrja e Selin Bollatit në edicionin e pestë të “Big Brother VIP” nuk u përjetua me emocione vetëm nga publiku, por edhe nga familjarët e saj, shkruan Raporto24.
E ftuar në puntatën më të fundit të emisionit “Punë pa Teka”, motra e fitueses, Agnes Bollati, foli shkurtimisht për përjetimet gjatë rrugëtimit të Selinit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Në një bisedë me gazetaren Kristi Gongo, ajo ndau emocionet dhe momentet që shoqëruan familjen gjatë kohës sa Selin ishte pjesë e formatit.
Pjesë nga intervista:
Kristi Gongo: Selina të ka përmendur shumë në BIG.
Kristi Gongo: Edhe të gjithë pyesin: Kush është motra, kush është motra?
Kristi Gongo: Del për herë të parë?
Agnes Bollati: Po, në televizion.
Kristi Gongo: Si është të jesh motra e fitueses së ‘Big Brother’?
Agnes Bollati: Më mirë se kaq nuk ka ku të shkojë.
Kristi Gongo: Si e ke përjetuar ti gjithë eksperiencën e saj?
Agnes Bollati: Ndjesi shumë e bukur, me ngritje dhe ulje, por ia doli të tregojë veten e saj.
Kristi Gongo: Çfarë të mërziste më shumë kur e shihje? Të merrte malli?
Agnes Bollati: Më merrte shumë malli se nuk isha mësuar të rrija pa të, por më mërziste kur e shihja të mërzitur, kur e shihja që qante, kur e shihja që përballej me sfida që kur ishte me ne nuk përballej.
Kristi Gongo: Kur doli çfarë i the?
Agnes Bollati: Kur doli thjesht e kam përqafuar dhe e kam puthur pa fund, malli nuk më është hequr kurrë.
Kristi Gongo: Sa diferencë keni ju me njëra-tjetrën?
Agnes Bollati: Unë dhe Selini kemi 9 vite diferencë.
Kristi Gongo: Kë do më shumë Selinën apo Onon?
Kristi Gongo: Më shumë më shumë?
Agnes Bollati: Nuk bëj dot diferenca


