Dasmë në horizont? Videoja e Aurorës dhe Kushtrimit bën xhiron e rrjetit

Aurora dhe Kushtrimi, një nga çiftet më të përfolura pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova 4”, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së publikut, transmeton Raporto24.

Dyshja ka pasur një arsye të veçantë për të festuar, pasi Kushtrimi ka shënuar ditëlindjen e tij. Festa u zhvillua mes një atmosfere të ngrohtë, ku pranë tyre ishin miqtë më të afërt dhe disa nga personat me të cilët kanë ndarë rrugëtimin në spektaklin televiziv.

Në mesin e të ftuarve ishin edhe ish-banorë të tjerë të BBVK4, si Londrimi dhe Labi Haxhiu, ndërsa pjesë e festës ishte edhe motra e Aurorës, Suanita. Prania e tyre tregoi se raportet e krijuara gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme vazhdojnë edhe pas përfundimit të formatit.

Me rastin e ditëlindjes, Aurora i bëri partnerit të saj një dedikim të veçantë, duke e uruar publikisht dhe duke ndarë momente nga festa me ndjekësit e saj.

Por, një tjetër moment nga nata ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Në një video që po qarkullon, shihet Kushtrimi teksa i vendos Aurorës shiritin me mbishkrimin “Bride to be”, duke nxitur menjëherë reagime dhe aludime nga fansat për një hap të ri në lidhjen e tyre.

Megjithatë, deri tani çifti nuk ka konfirmuar ndonjë propozim apo fejesë zyrtare. Sipas pamjeve, momenti duket se ka qenë pjesë e një shakaje mes tyre dhe miqve gjatë festës, duke mbetur një nga momentet më të komentuar të mbrëmjes.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU