La burrin për dashnorin në Shqipëri/ Pas deklaratës së gazetarit Elton Tozaj, vjen reagimi i Françeska Muratit: Keni b*thë të flisni…

Deklarata e gazetarit Elton Tozaj në emisionin “T7”, ku aludoi se Françeska Murati është rikthyer në Shqipëri për një lidhje dashurie dhe jo për pushime, ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të ish-banores së “Big Brother VIP Albania 3”, transmeton Raporto24.

Françeska ka zgjedhur t’i përgjigjet publikisht përmes seksionit të komenteve në videon e publikuar nga emisioni në Instagram, duke hedhur poshtë pretendimet dhe duke kërkuar prova për akuzat e bëra.

“Keni b*thë me fol atëherë hajdeni fakte? Se me fol e me mashtru dalim të gjithë në TV dhe themi mashtrime për me marr pak vëmendje. Po s’keni ça me nxjerr se jeni shpifësira që vetëm dini me shpif mashtrime se s’keni këllqe me u marr me lajme të vërteta”, ka shkruar ajo.

Komenti i saj është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta. Ndjekësit janë ndarë në dy kampe: një pjesë kanë mbështetur Françeskën për reagimin e saj të fortë, ndërsa të tjerë kanë komentuar deklaratën e gazetarit, duke e kthyer përplasjen në një nga temat më tëdiskutuara të momentit në mediat rozë.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU