Reagon ashpër Gresa në mbrojtje të Adrianës – “Ndalni sulmet, po i çoni njerëzit drejt depresionit!”

Një debat i ashpër publik ka shpërthyer mes fermerit Tafë Çeku dhe deputetes e aktores Adriana Matoshi, pas përplasjeve lidhur me zhvillimet rreth fabrikës së qumështit në Istog, shkruan Raporto24.

Përplasja ka kaluar nga kritikat publike në akuza personale, pasi Çeku ka reaguar ndaj deklaratave të Matoshit duke publikuar një dokument që, sipas tij, lidhet me një rast të raportuar nga Policia e Kosovës ku përmendet vajza e deputetes.

Matoshi ka pranuar publikisht se vajza e saj, Kaona, ka pasur një rast me policinë për substanca narkotike, por ka reaguar ashpër ndaj atyre që, sipas saj, po e përdorin këtë çështje për të sulmuar familjen e saj.

Ajo ka thënë se askush nuk duhet të gjykojë një fëmijë për një gabim personal, duke kritikuar gjuhën e përdorur ndaj saj dhe vajzës së saj.

Në mbështetje të Matoshit ka dalë edhe aktorja Gresa Gashi, e cila ka reaguar publikisht duke thënë se ndjen obligim t’i qëndrojë pranë koleges së saj, ashtu siç ajo kishte bërë më herët për të.

Gashi ka bërë thirrje për më pak paragjykime dhe ka kujtuar sakrificat e Adrianës si nënë e artiste, duke paralajmëruar për pasojat që mund të sjellin sulmet dhe linçimet publike.

Debati mes Tafë Çekut dhe Adriana Matoshit vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në opinionin publik.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU