Çifti i njohur i skenës muzikore, Iliriana dhe Adri, kanë publikuar projektin e tyre më të ri me titull “Habibi”, shkruan Raporto24.
Kënga vjen e shoqëruar edhe me videoklip, ku dyshja sjell një atmosferë të veçantë për fansat e tyre.
Ashtu si në projektet e mëparshme, ku pjesë e videoklipit ishte ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, edhe këtë herë Iliriana dhe Adri kanë zgjedhur një tjetër figurë të njohur nga ky format.
Në videoklipin e “Habibi” nuk shfaqet Xheneta, por ish-banorja tjeter e Big Brother VIP Kosova, Santiana Maloku, duke i dhënë një tjetër dimension projektit të ri muzikor.


