Granit Xhaka ka konfirmuar se do të vazhdojë karrierën te Sunderland edhe për sezonin e ri, duke i dhënë fund zërave për një transferim të mundshëm te Chelsea.
Mesfushori zviceran ishte në radarin e klubit londinez, i cili synonte ta ribashkonte me trajnerin Xabi Alonso, por Sunderland refuzoi ofertën dhe Xhaka vendosi të qëndrojë.
Në një deklaratë për DAZN, 33-vjeçari u shpreh se Sunderland është bërë shtëpia e tij që nga dita e parë dhe se është i përkushtuar ndaj projektit të klubit.
“Jemi të gjithë shumë të lumtur. Kam vendosur të qëndroj aty ku jam. Gjëja më e rëndësishme është familja. Jam gati të bëjmë histori me Sunderlandin”, deklaroi Xhaka.
Kapiteni i Sunderlandit zhvilloi një sezon të shkëlqyer në Premier League, duke qenë një nga lojtarët kyç në kualifikimin e ekipit për në Europa League.
Ai tashmë synon të udhëheqë skuadrën drejt sukseseve të reja edhe në arenën evropiane/Raporto24/


