Gjatë deklaratës së tij pas përfundimit të samitit të NATO-s, sekretari i përgjithshëm i kësaj aleance Mark Rutte ka konfirmuar se samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri.
Gjithsesi ai shtoi se palët tani janë në bisedime për të vendosur se kur do të bëhet ky samit.
“Samiti tjetër do të mbahet në Shqipëri, ky ishte vendimi i Hagës. Samiti do të mbahet në Shqipëri, por do të na duhet të vendosim për kohën se kur”, tha Rutte.
Menjëherë pas kësaj ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili me anë të një video të postuar në rrjetet sociale, krah kabinetit të tij qeverisës.
“Si thanë? Nuk do bëhet samiti në Shqipëri. Kështu thanë? Epo ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët në Shqipëri. Tani Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën. Kështu që samiti i ardhshëm do të bëhet në Tiranë”, u shpreh Rama.


