Lamine Yamal vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së opinionit sportiv, jo vetëm për paraqitjet e tij në fushën e blertë, por edhe për jetën e tij private.
Së fundmi, në rrjetet sociale janë shpërndarë gjerësisht disa fotografi të dashurës së talentit spanjoll, e cila shihet duke mbajtur dy varëse me domethënie të veçantë. Njëra prej tyre mban inicialet “LY”, ndërsa tjetra ka të gdhendur numrat 10, 19, 27 dhe 41, numrat që Yamal ka mbajtur në fanellë gjatë etapave të ndryshme të karrierës së tij.
Ky detaj është interpretuar nga tifozët si një shenjë mbështetjeje dhe afeksioni ndaj yllit të Barcelonës, duke bërë që fotografitë të përhapen me shpejtësi në platformat sociale.
Edhe vetë Yamal ka tërhequr vëmendje me aksesorët e tij gjatë mbërritjes në Kupën e Botës për Klube. Futbollisti është parë me dy zinxhirë të veçantë, një të frymëzuar nga festimi i tij i njohur “304” dhe një tjetër me logon e personazhit Batman.
Pamjet kanë nxitur reagime të shumta në internet, ndërsa shumë tifozë i kanë cilësuar Yamalin dhe partneren e tij si një nga çiftet më të pëlqyera të momentit në botën e futbollit.
KosovaPress


