Kanye West dhe Taylor Swift kanë pasur përplasje prej vitesh, ndërsa një raport i ri pretendon se reperi ka qenë një nga arsyet kryesore pse këngëtarja ka rritur masat e sigurisë rreth saj.
Sipas një burimi të afërt me organizimin dhe sigurinë, për një ngjarje të Taylor Swift në Alamodome në San Antonio ishin përgatitur plane të shumta rezervë në rast se Kanye do të shfaqej.
“Shqetësimi ishte real. Siguria kishte një plan nëse Kanye do të vinte”, ka thënë burimi, duke shtuar se emri i tij ishte përmendur vazhdimisht gjatë takimeve të planifikimit.
Një tjetër burim tha se frika ishte që Kanye të shfaqej dhe të krijonte sërish një lajm në kurriz të Taylor Swift, shkruan The News International.
Përplasja mes tyre nisi në vitin 2009 gjatë ceremonisë së MTV Video Music Awards, kur Kanye West ndërpreu fjalimin e Taylor Swift pasi ajo fitoi çmimin për videon më të mirë të një artisteje femër, duke thënë se çmimin duhej ta kishte fituar Beyoncé.


