Sistemit publik shëndetësor të Kosovës i janë shtuar 17 anesteziologë të rinj, duke forcuar kapacitetet profesionale të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK).
Sipas një njoftimi të ShSKUK-së, anesteziologët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe të spitaleve të përgjithshme ofrojnë shërbime pandërprerë, duke qenë pjesë kyçe e çdo ndërhyrjeje kirurgjikale, trajtimit intensiv dhe menaxhimit të rasteve urgjente.
Me angazhimin e 17 specialistëve të rinj pritet të rritet mbështetja për sallat operative, njësitë e kujdesit intensiv, repartet emergjente dhe shërbimet e tjera spitalore në kuadër të ShSKUK-së.


