Rexhep Tajip Erdogan i ka befasuar të gjithë mysafirët që për dy ditë I priti në samitin e NATO-s në Stamboll.
Që të gjithë liderëve të institucioneve dhe shteteve, qenë ata burra apo gra, Presidenti I Turqisë, ua dha nga një dhuratë të pazakonshme – nga një revole klasike Magnum Gumusjah 357, model ky I cili u prodhua në Turqi gjatë viteve të 90-ta. Bashkë me armët e personalizuara, iu paketoi edhe fishekë.
E kështu, aq sa u bëri nder, edhe u nxori punë me procedurat e transportimit por edhe të pajisjes me leje për to.
Kryeministri I Belgjikës, Bart De Ëever e kuptoi për përmbajtjen e dhuratës tek kur aterroi në Aeroportin e Brukselit, andaj menjëherë ua dorëzoi autoriteve të sigurisë për t’I ndjekur procedurat.
Kjo, derisa kryeministrat e Holandës dhe Suedisë I dorëzuan ato te ambasadat e tyre në Ankara. Ajo për holandezin Rob Jetten do të pasivizohet si armë, ndërsa për suedezin Ulf Kristerson do të importohet me dokumentet përkatëse.
Në procedura ka mbetur edhe Magnumi i kryeministrit britanik, Keir Starmer, që është I shoqëruar me mjetet e mirëmbajtjes dhe me 500 fishekë. Njëjtë, edhe ai i kancelarit gjerman, Friedrich Merz.
Ndërkohë, revolja e kryeministres italiane, Giorgia Meloni tashmë është vendosur në Palazzo Chigi, aty ku ruhen edhe dhuratat tjera shtetërore.
E kryeministri grek, Kyrioakos Micotakis bëri me dije se do t’ia dhurojë atë Muzeut të Luftës në Athinë.
Gati se njëjtë do të veprojë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, e cila do t’ia dhurojë armën një muzeu ushtarak, ashtu si edhe Presidenti I Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Por, kjo dhuratë më së shumti e sfidoi presidentin e Polonisë, Karol Naërocki, I cili e ka një përvojë të hidhur nga historia e shefit të Policisë, I cili në dhjetor të vitit 2022 e kishte sjell në zyrë si dhuratë një raketahedhës nga Ukraina.
Arma kishte shpërthyer duke e lënduar atë lehtë, veçse duke shkaktuar dëme në komandën e policisë në Warshavë.
Tash një zëdhënës I presidentit, e tha me humor se do të kenë kujdes që të mos shtijnë me revole.
Deri më tani nuk ka njoftim nga zyra e presidentit amerikan, Donald Trump se si e ka pranuar dhuratën


