Krimi në Shkodër: Momenti kur burri merr armën, vret gruan dhe e pret Policinë

Detaje të reja dhe tronditëse janë publikuar nga vrasja e Bardhe Ziçit në Shkodër, e cila u privua tragjikisht nga jeta prej bashkëshortit të saj, Shtjefën Ziçi.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë dokumentuar skenën e plotë të krimit.

Policia ka sekuestruar sistemin e monitorimit të banesës së çiftit, ku shfaqet qartë dinamika dhe gjakftohtësia e autorit 62-vjeçar gjatë kryerjes së aktit të rëndë.

Në pamjet filmike të sekuestruara nga grupi hetimor, burri shihet teksa lëviz me qetësi brenda mjediseve të shtëpisë, merr armën e gjahut dhe afrohet pranë derës kryesore të oborrit, raportojnë mediat shqiptare.

Pasi hap derën dhe vëzhgon ambientin jashtë për të parë nëse ka kalimtarë, ai kthehet dhe qëllon për vdekje bashkëshorten e tij 55-vjeçare.

Pas kryerjes së krimit, Ziçi nuk ka bërë asnjë tentativë për t’u larguar nga vendngjarja, por ka pritur mbërritjen e forcave të rendit për t’u vënë në pranga

Në momentet e para arrestimit, autori i dyshuar i ka thënë grupit hetimor në vendngjarje se nuk është penduar.

Paraprakisht dyshohet se konflikti ka nisur pasi 55-vjeçarja ka marrë një telefonatë në celularin e saj, e cila dyshohet se mund të ketë qenë nga fëmijët (djali që jeton në Kanada ose vajza) ose të afërm të tjerë.

Ndaj shtetasit Shtjefën Ziçi, prokuroria ka ngritur zyrtarisht akuzën për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, kod ky që parashikon si masë maksimale dënimi burgimin e përjetshëm.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU