Dolce u përgjigjet kritikëve pas publikimit të fotografive të vjetra

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Dolce, ka reaguar për herë të parë pasi disa fotografi të saj nga e kaluara nisën të qarkullonin gjerësisht në rrjetet sociale.

Përmes disa postimeve në Instagram, ajo bëri të qartë se publikimi i këtyre imazheve nuk e ka shqetësuar dhe se nuk ndihet aspak e cenuar nga komentet për ndryshimet në pamjen e saj ndër vite.

Sipas Dolces, fotografitë e vjetra janë pjesë e historisë dhe rrugëtimit që e kanë formësuar si person.

Ato foto përfaqësojnë personin që kam qenë dhe më kanë sjellë të bëhem kjo që jam sot”, shkroi ajo.

Në vazhdim, ish-banorja iu drejtua me ironi atyre që, sipas saj, po përpiqen ta lëndojnë ose ta vënë në siklet përmes publikimit të imazheve të së kaluarës

Nëse mendoni se publikimi i fotografive nga e kaluara ime mund të më lëndojë, keni gabuar person”, u shpreh Dolce.

Ajo falënderoi gjithashtu ndjekësit që i kanë dërguar mesazhe mbështetëse, ndërsa për kritikët pati një mesazh të drejtpërdrejtë, duke u uruar që të gjejnë të njëjtën qetësi shpirtërore që ajo pretendon se ka arritur.

Në fund të reagimit, Dolce theksoi se vëmendja e krijuar në rrjet nuk do ta largojë nga planet e saj dhe se synon të vazhdojë të përqendrohet te e ardhmja

Mund të vazhdoni të publikoni të gjitha fotografitë që dëshironi. Unë do të vazhdoj ta ndërtoj të ardhmen time”, shkroi ajo.

“E kam thënë edhe më parë: rëndësi ka që për mua flitet gjithmonë. Madje edhe në ëndërr po ju dal”, përfundoi Dolce.

Reagimi i saj u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku një pjesë e ndjekësve e përgëzoi për mënyrën e drejtpërdrejtë dhe të sigurt me të cilën iu përgjigj kritikave. /GazetaExpress/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU