Brikena befason me veprimin ndaj Gjyste Vulaj (Foto)

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Brikena Selmani, ka bërë një gjest të veçantë duke uruar këngëtaren e njohur Gjyste Vulaj me rastin e ditëlindjes së saj, shkruan Raporto24.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Brikena ka shprehur mirënjohjen dhe afërsinë e saj ndaj artistes, duke rikujtuar mbështetjen që Gjyste Vulaj i kishte dhënë gjatë kohës kur ajo ishte pjesë e “Big Brother VIP Albania”.

Kujtojmë se këngëtarja ishte një nga personazhet publike që e kishte përkrahur vazhdimisht Brikenën gjatë rrugëtimit të saj në këtë format, duke i qëndruar pranë me mesazhe dhe mbështetje.
Ky urim i Brikenës është pritur si një tjetër shenjë vlerësimi dhe respekti mes dy figurave publike.

Screenshot

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU