Trishtim pa fund! Aktorja Ece İrtem u nda nga jeta në mënyrë tragjike, publikohet shkaku i vdekjes

Vdekja e aktores së njohur turke, Ece İrtem, e cila u bë e famshme për interpretimin e personazhit “Işıl” në serialin “Kızılcık Şerbeti” (Sherbeti i Shegës), tronditi opinionin publik dhe nxiti spekulime të shumta, transmeton Raporto24.

Aktorja u gjet pa shenja jete në banesën e saj në Kadıköy më 15 qershor 2026 nga nëna e saj, ndërsa menjëherë pas ngjarjes në media u përhapën pretendime se vdekja mund të kishte lidhje me një kafshim majmuni gjatë një udhëtimi në Tajlandë.

Megjithatë, raporti zyrtar i autopsisë, i përgatitur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, ka sqaruar përfundimisht rrethanat e vdekjes. Sipas rezultateve të ekspertizës, Ece İrtem humbi jetën si pasojë e helmimit nga alkooli.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe avokati i saj, Uğur Gökkoyun, i cili bëri të ditur se aktorja kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Tajlandë më 27 maj, pasi ishte kafshuar nga një majmun. Sipas tij, mjekët i kishin përshkruar një terapi 21-ditore, por ajo e kishte ndërprerë trajtimin pas ditës së 11-të.

Avokati shtoi se dokumentacioni mjekësor dhe provat e mbledhura gjatë hetimeve konfirmojnë se shkaku i vdekjes nuk lidhet me kafshimin e majmunit, por me helmimin nga alkooli. Ai theksoi gjithashtu se rasti është përcjellë tek autoritetet kompetente dhe është bërë publik edhe për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve që udhëtojnë drejt vendeve të Lindjes së Largët.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU