Gimbo dhe Selin “arratisen” në Budva – çifti ndez rrjetin me pamjet romantike nga pushimet

Pasi kanë fituar zemrat e publikut me historinë e tyre të dashurisë, DJ i njohur kosovar Gimbo dhe fituesja e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati, po shijojnë disa ditë pushimi në Budva, shkruan Raporto24.

Dyshja kanë zgjedhur bregdetin malazez për t’u relaksuar, ndërsa nuk kanë munguar as pamjet romantike të ndara me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ka qenë Gimbo ai që ka publikuar një fotografi pranë pishinës, ku shihet krah Selinit, të buzëqeshur dhe duke shijuar atmosferën verore. Postimi ka marrë menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët e kanë përgëzuar çiftin me komente dhe reagime pozitive.

Historia e tyre e dashurisë nisi gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, ku njohja u kthye në një romancë që vazhdon edhe sot. Pas përfundimit të spektaklit, Gimbo dhe Selini kanë dëshmuar se lidhja e tyre po forcohet dita-ditës.

Të pandashëm edhe gjatë kësaj vere, çifti po shijon çdo moment së bashku, ndërsa fotografia e fundit nga Budva është një tjetër dëshmi se romanca e tyre vazhdon të lulëzojë.

Screenshot

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU