Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 18:00 në magjistralen Fushë Kosovë–Prishtinë, ku është përfshirë një skuter.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i skuterit ka mbetur i lënduar dhe ka marrë ndihmën e qytetarëve në vendin e ngjarjes, derisa shihet i shtrirë në rrugë në pamjet e siguruara nga Raporto24.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë detaje lidhur me rastin./Raporto24/





