Komuna njofton për punime dhe devijim të trafikut në një nga rrugët kryesore të Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kanë nisur punimet infrastrukturore në segmentin e rrugës “Fehmi Lladrovci”, përkatësisht nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit.
Sipas njoftimit, punimet do të zgjasin nga sot deri më 18 korrik. Gjatë kësaj periudhe, trafiku do të menaxhohet dhe ridrejtohet sipas sinjalizimit të përkohshëm të vendosur në terren, ndërsa qarkullimi i këmbësorëve do të mbetet i mundësuar.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik për mirëkuptim gjatë zhvillimit të punimeve, duke i ftuar që të planifikojnë lëvizjet e tyre dhe, kur është e mundur, të shfrytëzojnë rrugë alternative për të shmangur vonesat.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU