Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, gjatë së cilës ka miratuar disa vendime.
Në këtë mbledhje është miratuar kërkesa për alokimin e ndarjeve buxhetore në vlerë prej 2.24 milionë eurosh për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Po ashtu, është miratuar kërkesa e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për kthimin e fondeve në shumën prej 48,216.57 eurosh, të cilat më herët ishin transferuar në Buxhetin e Republikës së Kosovës, për Ndërmarrjen Shoqërore NSH “Magjistrala”./Raporto24/


