Anglia në gjysmëfinale të Kupës së Botës, eliminon Norvegjinë
Anglia ka siguruar një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, pasi ka eliminuar Norvegjinë në një përballje dramatike,shkruan Raporto24
“Tre Luanët” triumfuan me rezultatin 2-1 pas vazhdimeve, falë golit vendimtar të Jude Bellingham në minutën e 93-të. Norvegjia kaloi e para në avantazh me Andreas Schjelderup, por Anglia reagoi dhe barazoi para se të gjente golin e fitores në kohën shtesë.
Me këtë fitore, Anglia vazhdon rrugëtimin drejt trofeut të Botërorit dhe në gjysmëfinale do të përballet me Holandën, në një tjetër duel të madh të turneut./Raporto24


