Një grabitje është raportuar në orët e para të së shtunës në fshatin Suvi Do të Graçanicës, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në zyrën e një depoje dhe kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 11 korrik 2026, rreth orës 02:00. Të dyshuarit kanë hyrë me forcë në objekt dhe kanë arritur të hapin kasafortën, nga e cila kanë marrë para të gatshme.
Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit. Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori kompetent


