Rruga jugore përmes Ngushticës së Hormuzit mbetet e hapur, thotë organi këshillues detar

Rruga jugore” e Omanit përmes Ngushticës së Hormuzit mbetet e hapur për qarkullim në të dy drejtimet, pavarësisht pretendimit të Iranit se kjo rrugë ujore me rëndësi jetike është mbyllur, sipas Qendrës së Përbashkët të Informacionit Detar (JMIC), e cila mbikëqyret nga Marina e SHBA-së, shkruan CNN.

Forcat amerikane janë të gatshme ta ruajnë lirinë e lundrimit dhe ta mbrojnë tregtinë e ligjshme në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Rruga jugore e Ngushticës mbetet e hapur”, tha JMIC në një njoftim këshillues të publikuar të dielën.

Pavarësisht këtij njoftimi, niveli i kërcënimit për sigurinë në këtë rrugë ujore mbetet “i lartë”, shtoi JMIC.

Më herët të dielën sipas kohës lokale, Garda Revolucionare Islamike e Iranit tha se e kishte mbyllur Ngushticën pasi kishte qëlluar me një të shtënë paralajmëruese ndaj një anijeje që po përpiqej të përdorte një rrugë të paautorizuar për të kaluar nëpër këtë rrugë ujore.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU