Mbappe synon të thyejë “tabunë” e gjysmëfinaleve ndaj Spanjës

Kylian Mbappe do të jetë sërish lideri i Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndaj Spanjës, teksa synon ta udhëheqë kombëtaren drejt finales së tretë radhazi.

Sulmuesi i Real Madridit ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar dy asistime në këtë Botëror, duke arritur në kuotën e 20 golave në Kupat e Botës, po aq sa numri i paraqitjeve të tij.

Megjithatë, gjysmëfinalja mbetet faza e vetme eliminatore ku Mbappe nuk ka arritur ende të shënojë.

Ai mbeti pa gol në fitoret ndaj Belgjikës në vitin 2018 dhe Marokut në vitin 2022, ndërsa ka realizuar në të gjitha fazat e tjera me eliminim direkt, përfshirë edhe finalet.

Përballja me Spanjën i jep mundësinë francezit të plotësojë këtë statistikë unike dhe të shënojë në çdo fazë eliminatore të Kupës së Botës.

Sipas BeSoccer, ky është objektivi i fundit statistikor që Mbappe nuk e ka arritur ende në Botëror.

KosovaPress

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU