Një person ka humbur jetën pasi dyshohet se ra nga kulmi i një shtëpie në Prizren.
Policia bën të ditur se viktima ra nga një lartësi prej rreth tetë metrash, ndërsa vdekja e tij u konstatua nga mjeku kujdestar.
Trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Lidhur me rastin është arrestuar punëkryesi, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti po hetohet.


