Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se me vendim të Komisionit Disiplinor të datës 14.07.2026, është pezulluar përkohësisht nga marrëdhënia e punës zyrtari korrektues D. Q, i angazhuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Vendimi është marrë pas inicimit të procedurës disiplinore për dyshim për shkelje të rëndë disiplinore dhe do të mbetet në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në zbatimin e ligjit, ruajtjen e integritetit institucional dhe trajtimin me seriozitet të çdo rasti që dyshohet për shkelje të detyrave zyrtare, duke respektuar njëkohësisht prezumimin e pafajësisë deri në një vendim përfundimtar të organeve kompetente” thuhet në njoftim.


