Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar në kuadër të hetimeve që po zhvillohen në rastin e koduar “Pastrimi”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, personat me inicialet K.V. dhe F.V. dyshohen për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, kontrabandim të mallrave në bashkëkryerje, dokumente të rrejshme lidhur me tatimin, shmangie nga tatimi, shpëlarje të parave, si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Prokuroria ka bërë të ditur se ndalimi i tyre është pjesë e veprimeve procedurale hetimore që po ndërmerren në këtë rast.
Lidhur me të njëjtin rast, më 1 korrik ishin arrestuar edhe nëntë persona, ndërsa hetimet nga organet kompetente po vazhdojnë.
Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht emrat e nëntë personave të arrestuar më herët në kuadër të këtij rasti. Bëhet fjalë për Gazmend Qunin, Skender Kelmendin, Faruk Mazrekun, Naser Morinën, Korab Visokën, Dashnim Miftarin, Muhamet Mazrekun, Fatmir Visokën, Adem Morinën, Feriz Mazrekun dhe Nysret Bajraktarin.
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata


