Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës 2026, ku Franca dhe Spanja do të përballen në një duel që pritet me interes të madh.
Të dyja kombëtaret synojnë një vend në finalen e madhe të 19 korrikut, ndërsa kampionët e Evropës kanë vendosur të mos bëjnë asnjë ndryshim në formacion, duke zbritur në fushë me të njëjtën 11-she që mposhti Belgjikën në çerekfinale.
Formacionet zyrtare:
Franca:
Maignan; Digne, Upamecano, Saliba, Kounde, Rabiot, Tchouameni, Barcola, Olise, Dembele, Mbappe.
Spanja:
Simon, Cucurella, Laporte, Cubarsi, Porro, Olmo, Rodri, Ruiz, Baena, Oyarzabal, Yamal.
Ndeshja pritet të ofrojë spektakël, me dy nga kombëtaret më të forta të turneut që do të luftojnë për një biletë në finalen e madhe të Botërorit./Raporto24/


