Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve

Përfundon aventura evropiane e Dritës në Champions League.

Kampionia e Kosovës u mposht 2-3 nga Kauno Zalgiris në “Fadil Vokrri” dhe eliminohet nga rrethi i parë kualifikues me rezultat të përgjithshëm 3-4.

Ndeshja nisi keq për Dritën me golin e Vykintas Slivka në minutën e 9-të, por Igball Jashari barazoi në të 20-tën.

Arb Manaj përmbysi gjithçka në minutën e 53-të duke kaluar Dritën në avantazh 2-1 dhe për një moment afër kualifikimit.

Por dramat në fund ishin fatale. Slivka barazoi 2-2 në minutën e 82-të, ndërsa në minutën e 90+4′ Amine Benchaib shënoi nga penalltia për 2-3, duke i dhënë kualifikimin lituanezëve.

Drita tani do të vazhdojë garën në Ligën e Konferencës, ndërsa Kauno Zalgiris kalon në raundin e dytë të Champions League.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU