Rreth orës 16:30, Prishtina për disa minuta është përfshirë nga erëra të fuqishme, të shoqëruara me ngritje të madhe pluhuri në disa zona të kryeqytetit.
Në një moment, qyteti është mbuluar nga një re pluhuri, duke krijuar pamje të pazakonta. Raporto24 ka xhiruar momentin kur erërat e forta përfshinë Prishtinën.
Pranë disa objekteve në ndërtim janë dëgjuar zhurma dhe dyshohet se nga kulmet e ndërtesave kanë rënë pjesë të ndryshme. Deri tani raportohet për dëme materiale, ndërsa pritet të dihen detaje të tjera.


