Aksident i rëndë në Istog, humbin jetën dy persona

Në këtë aksident trafiku kanë humbur jetë dy persona, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime.

Kjo është konfirmuar nga Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka informuar se aksidenti ka ndodhur midis dy veturave në fshatin Shushicë.

Bëhet e ditur se vdekja e njërit nga viktimat u konstatua nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja e viktimës së dytë u konstatua me t’u arritur në Spitalin Rajonal të Pejës.

Në vendin e ngjarjes përpos policisë, kanë dalë emergjenca, zjarrfikësit dhe Prokurorit i Shtetit./Indeksonline/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU