Kreshnik Smajlaj zgjidhet anëtar i Kryesisë së AAK-së

Asamblisti  AAK  së  në  Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe kryetari  e Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prishtinë, Kreshnik Smajlaj, është zgjedhur anëtar i Kryesisë së re të partisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Smajlaj përmes një postimi, ku ka njoftuar se Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës, i dalë pas zgjedhjeve të brendshme, ka votuar përbërjen e re të Kryesisë.

“Kam nderin dhe privilegjin të jem anëtar i ri i Kryesisë së partisë. Së bashku me kryetarin Gjini dhe strukturat partiake do të bëjmë gjithçka për të mirën e vendit dhe të qytetarëve. Dega e Prishtinës është e përkushtuar dhe e motivuar për sfidat që na presin”, ka shkruar Smajlaj/Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU