Mirjeta Durmishi, bashkëshortja e ish-ministrit të Infrastrukturës dhe ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi, është emëruar këshilltare politike e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia,shkruan Durmishi ne facebook trasneton Raporto24
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Facebook, ku ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin Arben Vitia për besimin e dhënë.
“Ndihem e nderuar që nga sot të jem këshilltare politike e ministrit më të suksesshëm të Qeverisë së Kosovës, z. Arben Vitia”, ka shkruar Durmishi në statusin e saj.
Ajo po ashtu shprehu mirënjohje ndaj kryeministrit Kurti dhe ministrit Vitia për emërimin në këtë detyrë./Raporti24/


