Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Florianës dhe Dritës

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së parë të raundit të dytë kualifikues në UEFA Conference League ndërmjet Florianës dhe FC Dritës.

Pas 45 minutave të para të zhvilluara në “Centenary Stadium”, rrjetat mbeten të paprekura: Floriana 0–0 Drita.

Skuadra kosovare e nisi lojën me mjaft ngulm, duke krijuar më shumë raste direkte për gol, ndonëse vendasit mbajtën më shumë zotërimin e topit (55% me 45%).

Drita regjistroi gjithsej 7 tentativa për gol, prej të cilave 4 goditje shkuan kuadratin e portës malteze, përkundër vetëm 1 goditjeje në kuadrat nga Floriana.

KosovaPress

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU