Ky është polici kosovar që u gjet i vdekur në Kukës!

Raportohet se një polic i Kosovës është gjetur i vdekur në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Sh.Hajdari

Ai ishte pjesë e Njësisë e Reagimit të Shpejtë në Prizren , NJRSH.

Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vjeç, banues në Prizren, punonjës policie në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren.

Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se 35-vjeçari ka vrarë veten me armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, Policia e Shtetit po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e zjarrit e sekuestruar është arma e shërbimit të 35-vjeçarit, si dhe për sigurimin e çdo informacioni që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë ligjor të rastit”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Indeksonline.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU