Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka ripërsëritur mbështetjen e tij për një koalicion ndërmjet PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Përmes një statusi në Facebook, Mustafa ka shkruar se “Koalicioni për Normalitet” me PDK-në do të shënonte kalimin nga politika e krizave te ajo e zhvillimit, maturisë dhe përgjegjësisë shtetërore.
“Koalicioni për Normalitet me PDK-në shënon kalimin nga politika e krizave te ajo e zhvillimit, maturisë dhe përgjegjësisë shtetërore. Është zotim për institucione funksionale, aleanca normale ndërkombëtare dhe fokus në mirëqenien e përditshme të qytetarëve tanë”, ka shkruar Mustafa./Raporto24/





