Aksident mes dy veturave në Bardhosh të Prishtinës, vetëm dëme materiale

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së dielës, rreth orës 17:00, në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës për të kryer procedurat e nevojshme dhe për të hetuar rrethanat e aksidentit.

Sipas pamjeve të siguruara nga Raporto24, nga ky aksident nuk raportohet për persona të lënduar. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjetet e përfshira.

Policia po merret me rastin dhe pritet të sqarojë shkaqet që çuan deri te aksidenti.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU